Mbyllet merkato, Reali e PSG kryejnë shkëmbimin e bujshëm

0
151

Reali i Madridit nuk humb kohë dhe zyrtarizon menjëherë pasuesin e Keylor Navas.

Portieri kostarikan konfirmoi akordin me PSG-në deri në vitin 2024, ndërsa te Reali i Madridit vjen në formulën e huazimit lojtari i talentuar, Alphonse Areola.

26 vjeçari arrin në Madrid nga Paris Saint-Germain, me Navas që shkon në drejtim të kundërt. Areola iu nënshtrua ekzaminimeve të tij mjekësore fundjavën e kaluar dhe mbërrin në “Estadio Santiago Bernabeu” për të sfiduar gardianin belg, Thibaut Courtois.

Kjo do të jetë eksperienca e dytë e Areola në La Liga, pasi 4 vite më parë luajti 37 ndeshje me Villarrealin, duke pësuar vetëm 32 gola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here