Ironia therëse e akademikut Fuga: Gjykoni pastaj dënoni! Edhe fëmijët në maternitet me drogë t’i ushqejmë!

0
102

Reagon në rrjetin social Facebook akademiku i njohur, Artan Fuga. Ja si shprehet ai për ngjarjet e ndodhura ditëve te fundit.

Postimi i plotë:

Gjykoni pastaj dënoni!
———————

Pa drogën nuk do të kishte as lekë për të paguar policët që luftojnë drogën !

Pas kësaj:

Ca më akuzojnë se shpërndaj drogë dhe se dua që droga të përmbyti Shqipërinë! Më vdesin së qeshuri!

Po po, edhe fëmijët në maternitet me drogë t’i ushqejmë! 

Disa më thonë : aaaa ja po mbron qeverinë! Më këpusin gazit! Hahahaha! Kam arsye sepse marr tendera, bëj PPP, marr privilegje, poste!
Paguhem të mashtroj popullin!

Hahahahaha!

Nuk keni faj!

Ca të tjerë thonë : Po më parë me çfarë e paguanim?

A thua se atëhere nuk kishte trafiqe, nafte, armësh, nuk kishte kanabis, nuk kishte firma piramidale, nuk kishte investime nga paraja e pisët, nuk kishte privatizime që i bëmë përshesh.

Ca më ironizojnë : Uuuuu pse tani e more veshttttt! A thua se unë kam thënë atë që thonë në kafene! Paskam zbuluar drogën që Ceni dhe Muharremi e kanë zbuluar kur ishin piknik!

Mileti akuzon! Nuk lexon!

Prisni të uruar se jam duke thënë gjëra të tjera! Por, nuk jap sqarime jo!

Vetëm pak durim dhe në libër do t’i gjeni!

Vetëm një ndriçim të vogël sa për fillim : Teza ime është se me këtë model ekonomie që kemi, pa informalitet dhe trafiqe gjithçka bie në kolaps më keq sesa jemi!

Madje edhe kur luftohet droga, këtë e bën të mundur vetëm ekonomia e drogës!!!

Paradoks hë! Epo këtu jemi! Jo sot por qëmoti!

Prandaj arsyetoni o miq, pastaj akuzoni, pastaj më ostracizoni, e pastaj më helmoni!

Kaq!

Sa më pëlqen që ca kanë ndjeshmëri sikur i pickon grenxa!!!

Nuk doni të dëgjoni gjëra që s’u pëlqejnë???

Mirë tirrni lesh me mihalin, memorialin dhe kurtpalin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here