Koment: G7 – lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron

0
122

Nga DW/

Në samitin e G7-s në Biarritz presidenti Emmanuel Macron u tregua mjeshtër i diplomacisë duke e mënjanuar me një manovër të zgjuar presidentin Trump. Me këtë ai merr rolin drejtues në Europë, mendon Barbara Wesel.  

Presidenti francez, Emmanuel Macron investoi shumë punë e kapital politik, me qëllim që samiti i G7-s në Biarritz të mos dështonte plotësisht. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në axhendën e ditës, për të thyer këtë format të skematizuar. Ai vetë sidomos nuk donte të dilte në fund si dështak. E kësaj Macron ia doli.

Lëvizje e zgjuar shahu në politikën e Iranit

Macron ia doli vërtet të nxjerrë jashtë loje, Donald Trump, presidentin kokëfortë dhe gjithmonë kundër në politikën e Iranit. E ky nuk është sukses i vogël, sepse Donald Trump u tregua në Biarritz edhe një herë si mik i keq, që e shihte si shaka të çorientonte mediat dhe vëzhguesit me politikën e tij tregtare. Nga ana tjetër ai ankohej për mediat që raportonin, se ka tensione në samit. Nk mjaftojnë më fjalë të tjera për manovrat, mungesën e përgjegjësisë e deformimet nga ana e Trump. Ai u soll si gjithmonë.

Presidenti francez ftoi ministrin e Jashtëm iranian, Mohamed Dzhavad Sarif si të ftuar surprizë dhe filloi në kuadër të takimit një iniciativë diplomatike. E ai e bëri këtë nën hundën e Donald Trump, që reagoi me zemërim dhe theksoi, se linja e ashpër e SHBA është strategjita e vetme e duhur. Macron nuk u impresionua shumë nga kjo, dhe u takua personalisht me Sarif për të parë mundësitë diplomatike për zgjidhje të reja.

G7-Gipfel in Frankreich (Getty Images/AFP/A. Harnik)

Shumë shpresa nuk mund të kesh në këtë drejtim, por në një situatë, ku në sfond kërcënon një konflikt ushtarak, çdo impuls për një zgjidhje paqësore është i mirëpritur. Kjo vlen sigurisht edhe për nënshkruesit europianë të marrëveshjes atomike, të cilën presidenti amerikan vitin e kaluar e braktisi.

Për populistët bukë edhe kërbaç

Edhe për djegiet e pyjeve në Amazona, Macron gjeti levën e duhur. Ai e kërcënoi në fillim presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes Mercosur (marrëveshja e tregtisë së lirë e BE me vendet amerikanolatine, shën red.), nëse ai nuk do të ndalte zjarrvënien në mushkërinë e gjelbër të planetit. E në samit ai arriti të merrte premtime nga pjesëmarrësit e tjerë, që t’i ofronin Brazilit e vendeve të tjera përreth ndihma konkrete në shuarjen e zjarreve.

Presidenti francez tregoi këtu, se e ka metodën e duhur si duhet vepruar me populistët dhe anti-demokratët. Ai flet me të gjithë, por di të jetë i prerë. Kjo pati efekt tek Bolsonaro, sepse ai ndryshoi qëndrim, e dërgoi ushtrinë më pas për të shuar zjarret. Sigurisht duhet më shumë presion për të arritur që presidenti brazilian të ndjekë një politikë pro-mjedisore.   BE, organizatat ambientaliste e në fund konsumatorët duhet të luajnë rolin e tyre, nëse vjen puna tek një bojkotim i produkteve braziliane.

G7-Gipfel in Frankreich Treffen Sarif und Macron (picture-alliance/AP Photo/Twitter Javad Zarif)Foto e marrë twitter-i i ministrit të Jashtëm iranian, Sarif – Macron takohet me palën iraniane në samit

SHBA nuk ishte e kënaqur, që Emmanuel Macron temën e klimës dhe djegiet në Amazona i vuri në rend të ditës. Diplomatë nga samiti u shprehën, se SHBA ndjehej e mënjanuar. Në një kohë që qeveria në Uashington ka treguar, se vepron pa përgjegjësi në politikën e klimës dhe se gjithmonë duhet të vihet përpara nga vendet e tjera të G7-s.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*Analizë e redaktores së DW, Barbara Wesel

Lideri i ri i Europës quhet Emmanuel Macron

Presidenti francez tregoi me samitin e G7-s, se e zotëron zanatin politik dhe se do të ngjitet në liderin drejtues të Europës. Shumë iniciativa të rëndësishme, që nga tatimi mbi koncernet digjitale deri tek politika e klimës kanë ardhur nga Parisi. Përkundër kësaj, Gjermania nuk po bën një figurë të mirë. Duket sikur perëndimi politik në Berlin i Angela Merkelit ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Dobësia e saj çon në ndërrimin e shtabit në BE. Që në zgjedhjen e presidentes së Komisionit Europian, Macron vuri dorë. Tani ai po kthehet në liderin e fortë të Europës, por duhet të ketë kujdes të mos marrë shumë flatra e të humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë pas këtij samiti të vështirë G7, mund të kesh ndjesinë, se me Macron je në duar të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here