Çmenduri në ‘Camp Nou’/ Barcelona shkatërron Betis, Griezmann fantastik…

0
97

Barcelona ka fituar në Camp Nou me rezultat 5-2 në ndeshjen kundër Real Betisit në javën e dytë të La Ligas.

Katalanasit në këtë ndeshje ishin pa dyshen e sulmit, Messi–Suarez por Griezmann bëri që të mos ndihej aspak mungesa e tyre. Miqtë kaluan të parët në epërsi me golin e Fekir në minutën e 15-të. Më pas në skenë doli Griezmann me dy gola të shënuar.

Fillimisht në minutën e 41-të francezi barazoi rezultatin, e më pas në minutën e 50-të kaloi Barcën në epërsi. Golin e tretë për Barcën e realizoi Carles Perez në minutën e 56-të të ndeshjes.

Katër minuta më vonë Jordi Alba shënoi golin e katërt. Vidal përmbylli serinë e golave për Barçën ndërsa miqtë shënuan të dytin në minutën e 79-të.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here