Protestë para komisariatit Shkodër, kërkohet lirimi i kreut të FRPD-së

0
118

Një tjetër protestë po zhvillohet në këto momente në Shkodër, pas asaj që u mbajt sot kundër kostituimit të Këshillit të paligjshëm bashkiak të dalë nga votimet farsë të 30 qershorit.

Në këto momente po protestohet para  Komisariatit të Policisë Shkodër, ku po kërkohet lirimi i kreut të FRPD-së, Arvit Bushat.

Njoftimi është bërë publik nga kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka lajmëruar më herët se ‘Në orën 19:30 protestojmë përpara Komisariatit të Policisë Shkodër kundër arrestimit të kryetarit të FRPD, Arvit Bushati. Sot u arrestua Arviti dhe nëse nuk reagojme, nesër në qeli do të jetë secili prej nesh. #Shkodranukdorezohet #Protestoj #LironiArvitin“.-shkruante Këlliçi

Arvit Bushati u arrestua nga policia, vetëm pak pasi përfundoi protesta e sotme nga persona civilë pa një mandat apo shkresë për të justifikuar veprimin e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here