Sulmi ndaj turistëve spanjollë nuk ishte sulmi i parë që bëhej në setorantin “Panorma”. Prej vitesh Mihal Kokëdhima shquhej për ‘bëmat’ e tij prej të forti duke zhvatur çdo klient që futej në lokalin e tij.Shumë qytetarë në mesazhe të ndryshe në rrjetet sociale knë treguar eksperiencën e tyre në restorantin “Panorma”.
Në rrjetet sociale disa qytetarë kanë shkruar dhe kanë treguar historinë e tyre në lidhje me pronarin Mihal Kokëdhima. Njëra prej tyre rrëfen se Mihali e ka ofenduar në mes të lokalit dhe e ka quajtur ‘kokrra e ku*vës”. Madje më tej, sipas qytetarës, ai ka shtuar: S’besoj se këtë fëmijë e ke me burrin tënd.
Një tjetër qytetarë tregon se kanë paguar 200 mijë lekë të vjetra për një drekë me kocë rezervati dhe kishin kërkuar shpjegim. “Çfarë menuje doni ju, unë u vë kollaren nejrëzve sa futen në derë,”- u ka thënë Mihali.
Të mërzitur dhe të ndjerë të përdorur, qytetarët mësohet t’u jenë drëjtuar policisë nga e cila sipas tyre nuk kanë marrë shpjegim.
Mihal Kokëdhima u shfaq dje në një video teksa hipte mbi kofanon e furgonit të turistëve spanjollë. Ai ka ecur mbi 3 kilometra mbi kofano duke e thyer xhamin e parmë të makinës me duar. Turistëte filmuan gjithë ngjarjen dhe e denoncuan në polici.
Turistët spanjollë ishin ankuar për shërbimin, që sipas tyre nuk ishte në lartësinë e duhur dhe pronari Mihali i ka ndjekur nga pas.