‘Nëse Gramozi i Parë nuk e nënshtroi Shkodrën, mos vallë do e bëjë Gramozi i Dytë’?

0
131

Mbështetës të opozitës në Shkodë, por edhe qytetarë shkodranë kanë paralajmëruar një protestë tjetër ditën e nesërme, ditë që përkon edhe me konstituimin e këshillit të ri bashkiak, të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Protesta qytetare vjen pas lajmeve lidhur me të shkuarën e Valdrin Pjetrit, kandidatit të PS për këtë[ bashki, i cili rezulton me një të shkuar kriminale në Itali.

Për më tepër që PS ka zgjedhur që konstituimin e këshillit njëpartiak ta bëjë në rektoratin e universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Por, sipas anëtarit të Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku, i cili rikujton edhe ngjarjet e 2 prillit 1990, me protagonist Gramoz Ruçin, Shkodra as nuk është nënshtruar dhe as do të nënshtrohet.

“Nëse Gramozi i parë nuk e nënshtroi dot Shkodrën, pse mendoni do ta bëjë Gramozi i dytë ?…”, është pyetja që ngre Çollaku.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here