Dy shqiptarë që po kryenin dënimin në burgun e Kasandras në Greqi, janë arratisur.
Sipas medias greke, një nga të burgosurit, 34 vjeç, me shtetësi shqiptare ishte larguar me leje, por nuk është kthyer në ditën e përcaktuar.
Ndërsa shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e mëngjesit.
Policia greke ka nisur një aksion masiv për arrestimin e tyre
Nuk ka ende informacion për identitetin dhe vepat penale të shqiptarëve për të përcaktuar rrezikshmërinë e tyre.
Ndërkohë që një tjetër arratisje ndodhi rreth dy muaj më parë po në burgun e Kasandrës, ku në qendër ishin shqptarët por që u kapën pas disa ditës.