Miqësia e prishur, shkaku i sherrit masiv në Dibër…

0
115

Zbardhen detaje në lodhje me sherrin e ndodhur në Dibër, ku janë plagosur 6 persona.

Burime zyrtare nga policia janë shprehur se shkak i kësaj ngjarje, që ka frikësuar qytetarët në mes të qytetit të Peshkopisë, është një miqësi e prishur.

Sipas policisë, dy familjet, e djalit dhe vajzës ishin mbledhur në një lokal për tu sqaruar, por aty debatet kanë përfunduar në një sherr të dhunshëm.

Për pasojë 6 persona kanë përfunduar në spital, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Por ata janë përplasur mes vetit edhe në spital, duke shkaktuar sërish panik.

Burimet policore thanë se pasi të marrin mjekimin të plagosurit do të shoqërohen për tu marrë në pyetje e për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Rreth orës 20.15, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, (krushqi me njëri tjetrin),  ku për pasojë janë dëmtuar lehtë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here