Festa e Birrës Korça/ Nata e 3, vizitorët shijojnë festën me shijen e “bukuroshes”

0
537

Festa e Birrës e ka kthyer qytetin e Korçës në një vend magjie, ku shumë qytetarë, vendas dhe të huaj kanë shijuar shijen e Birrës së vërtetë ndërsa “bukuroshja” dhe zgjedhja e parë e tyre ka qenë padyshim Birra Korça.

Nata e tretë do jetë një natë me plot surpriza, ku të pranishmit do kenë mundësi të shijojnë freskinë dhe origjinalitetin e birrës së parë shqiptare, Birrës Korça. Pazari i Korçës është pika kyçe që vizitohet në këtë qytet të mrekullueshëm.

Dy netët e kaluara kanë qenë të mrekullueshme për turistët. Bujtinat e hotelet në Korçë dhe në rrethina kanë qenë të mbipopulluara, ndërsa edhe qytetarët e qytetit të Korçës kanë vënë në dispozicion shtëpitë për vizitorët vendas e të huaj. Janë mbi 100 mijë turistë që kanë frekuentuar në dy netët e para Korçën, pikërisht për festën e birrës. Të rinjtë, por jo vetëm duan të kalojnë sa më bukur deri në orët e para të mëngjesit, duke festuar me të afërmit, miqtë dhe të dashurit në festën e Birrës.

Turistët dhe vizitorët në dy netët e para të festës së Birrës kanë zgjedhur mbi 99 për qind të rasteve Birrën Korça, ndërsa nuk kanë kursyer për asnjë moment fjalët e mira për këtë pije mjaft të dashur për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here