Eshtë ndarë nga jeta këtë të mërkurë në moshën 56-vjeçare, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani Raportohet se pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergj Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë të Italisë.
Xhuvani njihet si autori i filmave të suksesshëm pas viteve ‘90, ndër të cilët “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit”.
I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.
Gjergj Xhuvani lë bashkëshoren, aktoren Luiza Xhuvani dhe dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë.