Siçështë raportuar këto ditë se ka një fluks të shtuar të turistëve në pikat kufitare të Durrësit dhe Morinës në Kukës, ditën e sotme është shënuar një fluks i lartë shtetasish në hyrje dhe në dalje të pikave kufitare të Korçës, Kapshticë dhe Qaf-Thanë.
Raportohet se në orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 5751 persona dhe kanë dalë 4705 shtetas të huaj dhe shqiptarë, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 5638 dhe kanë dalë 2731 shtetas.
Fluksi më i lartë raportohet në pikën kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa autoritetet po punojnë me sportele të shtuara në mënyrë që të krijojnë lehtësi për kalimin e qytetarëve.