Malltezi: Kinema Millenium sipas Ramës, TK ka goxha shembull

0
118

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka sjellë një shembull se si Edi Rama i mban premtimet e dhëna.

Kur ishte kryebashkiak, Edi Rama premtoi se tek Millenium te rruga e Kavajës do të ndërtohej një pallat, por në katin e parë do të kishte kinema.

Në fakt, as sot e kësaj dite, rreth 17 vite më pas, as pallati nuk ka mbaruar dhe as kinemaja nuk duket gjëkundi.

“Teatri Kombëtar ka goxha shembull”, shkruhet në foton që ka shpërndarë Malltezi.

“Kinemaja Millenium qenka bërë 9 katëshe!

Në 2000 me 1 milionë euro nga taksat u rinovua kinemaja dhe iu pre shiriti nga Rama-Limprecht.

Se mos thoni që keqpërdoren diplomatët… joooooo…. Në 2002 u prish kinemaja se do bëhej edhe më e bukur.

Ja tek e kemi… Gati skenari për Teatrin?”, përfundon Malltezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here