Gusht i nxehtë dhe i përgjakshëm/ 5 të vrarë dhe 5 të plagosur në 12 ditë!!!

0
110

Muaji gusht, përveç shtimit të fluksit të pushuesve dhe temperaturave ekstreme, duket se ka rritur edhe ngjarjet kriminale me pasoja të rënda për jetën.

Në 12 ditët e para të këtij muaji janë shënuar disa ngjarje kriminale me pasoja tragjike, 5 të vrarë dhe 5 të plagosur.

Krimet kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe së fundmi në Mirditë, raporton A2 CNN.

Seria e vrasjeve do të fillonte në datën 1 gusht, ku në derën e banesës u ekzekutua me breshëri Feriz Bardhi.

Një ditë më pas, krismat e armëve do të tronditnin Elbasanin, ku në qendër të qytetit ndodhi një plagosje e trefishtë me armë, por fatmirësisht pa viktima.

Në datën 6 gusht, në orët e pasdites do të ekzekutohej në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiraj. Në të njëjtën ngjarje mbetën të plagosur djali dhe një i afërm i viktimës.

Dy dite me vone krimi do të godiste jo shumë larg Vlorës. Mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua në rrugë Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi.

Seria e vrasjeve do të vazhdonte me mëngjesin e sotëm, ku në afërsi të Fierit u gjet i vrarë me thikë në fyt dhe i hedhur në kanal 23-vjeçari Florian Selimi.

Po sot, në qendër të Rrëshenit do të ekzekutohej me armë Armando Gjini, i njohur edhe me ermin Tonin Gjini.

Për ngjarjet në fjalë, me 5 të vrarë dhe 5 të plagosur, ende nuk ka persona të dyshuar apo të ndaluar nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here