Njëherë e një kohë, ishte një mbret që pëlqente gjuetinë.
Një ditë, ndërsa kishte dalë për gjah, Mbreti qëlloi një leopard të egër.
Ai vrapoi drejt tij për të parë nëse ai ishte i ngordhur apo jo, kur papritmas leopardi pothuajse në agoni u hodh në sulm ndaj Mbretit.
Shërbëtori kryesor, arriti ta vr.iste leopardin, por nuk mundi ta shpëtonte madhërinë e tij nga humbja e një gishti.
I nevrikosur, Mbreti i tha shërbëtorit të tij, “Nëse Zoti është i mirë, unë nuk do të isha sulmuar, dhe me siguri nuk do ta kisha humbur një gisht!”
Shërbëtori u përgjigj, “Pavarësisht nga gjithçka, unë mund vetëm t’ju them se Zoti është i mirë, dhe gjithçka që ai bën është e përsosur, ai kurrë nuk gabon”.
I zemëruar nga përgjigjja e tij, Mbreti e pyeti shërbëtorin:
“Nëse unë të burgos, a mendon se kjo është gjëja më e mirë për ty?”
Shërbëtori, pa asnjë frikë, u përgjigj me përulësi: “Po mbreti im, unë ende do të mendoj se kjo është gjëja më e mirë për mua”.
Mbreti i zemëruar në kulm, urdhëroi burgosjen e menjëhershme të shërbëtorit.
Tre muaj më vonë, Mbreti dhe një shërbëtor tjetër u nisën për një tjetër gjueti dhe u kapën nga fiset primitive, njerëz që kërkonin një sakrificë njerëzore.
Në shesh, mbreti i dëshpëruar pa me sytë e tij ndërsa shërbëtorit të tij i morën jetën.
Por, papritur, njerëzit e fisit primitiv zbuluan se mbreti kishte humbur një gisht dhe kështu ata e liruan.
Ata tani e konsideronin atë si “jo të plotë” dhe kështu ai nuk mund t’u ofrohej perëndive të tyre.
Kur u kthye në pallatin e tij, mbreti autorizoi lirimin e shërbëtorit të tij. Ai shkoi tek ai dhe me përulësi i tha:
“Miku im, Perëndia ishte me të vërtetë e mirë për mua … Unë pothuajse humba jetën, por për shkak të gishtin tim të humbur, më liruan.”
“Megjithatë unë kam një pyetje” vazhdoi Mbreti,
“Në qoftë se Perëndia është kaq e mirë, pse më lejoi t’ju dënoja?”
Shërbëtori u përgjigj me mençuri:
“Mbreti im, po të mos kisha qenë në burg, do të isha me ty dhe do të isha sakrifikuar pasi nuk kam gisht të këputur”.
Mbreti qeshi dhe tha:
“Kjo është e saktë! Çdo gjë ndodh me të vërtetë për një arsye.”
Jeta jonë është e mbushur me ulje dhe ngritje. Kur gjërat nuk dalin ashtu siç ju dëshironi, mos e humbni dashurinë tuaj për jetën, besimin në Zot ose besimin tuaj në të ardhmen.
Për sa kohë që ne jemi njerëz të mirë, një ditë do na ndodhin gjëra të mira.
Jini të sjellshëm, jini të duruar dhe qëndroni pozitivisht.
Vështirësitë e sotme po ju përgatisin për dritën e nesërme.