Djemtë rrahin vajzën në mes të rrugës, njëri nxjerr pistoletën dhe… (PAMJE TË RËNDA)

0
108

Ditën e sotme “JOQ” ka publikuar një video ku shfaqet një sherr mes dy djemve dhe një vajze. Ndërsa një person i tretë filmon  teksa dy të tjetër godasin me shkelma adoleshenten. Gjatë sherrit një nga adoleshentët shfaqet me armëzjarri. Nuk mungojnë as fjalët fyese.

JOQ shkruan se denoncimi për këtë nga një prind i shqetësuar teksa këtë ngjarje e ka dëgjuar nga djali i tij.

“Kam gjetur këtë video në telefonin e çunit tim dhe shoh dy maskarenj që godasin me grushta e shkelma një vajzë. I bëj thirrje çdo prindi që të kontrollojë më shumë fëmijët e tyre se do të vijë dita që të kujtohet shprehja “çfarë të bën fëmija s’ta bën as Perëndia”… Unë po dëgjoja çunin që po e shikonte dhe më bëri përshtypje fjalori nga audio e videos. E pyeta se çfarë po shihte dhe ia mora telefonin dhe pashë këtë. Çuni më thotë që ia ka dërguar një shok dhe se ka ndodhur në Tiranë me sa kuptova, por më shqetësoi shumë. Më erdhi keq për gocën si të ishte e imja kur pashë pamjet. Ju lutem publikojeni që të sensibilizohen njerëzit. Dhe nëse djali im ka gisht duhet të përballet për çfarë ka bërë sepse është turp për shoqërinë tonë të ekzistojnë këto sherre”, shprehet prindi.

http://<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1565521591187″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://vidnews.net/embed/1565521591187″></iframe><script src=”https://vidnews.net/assets/js/vid.js”>{“videoid”:”1565521591187″,”type”:1,”ratio”:0.75}</script><p><a href=”https://vidnews.net/video/1565521591187″>Rëndohet sherri mes të rinjve, njëri nga djemtë mbush pistoletën</a> on <a href=”https://vidnews.net”>Vidnews</a>.</p>

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here