Manjani zbulon prapaskenat/ Nuk komentoj burrat me kostum që hanë pilaf…

0
123

Mbrëmjen e djeshme në një zonë në periferi të Durrësit, ish-ministri i LSI-së, dhe njëherësh deputet i opozitës së re Lefter Koka, ka bërë inagurimin e një ambient të ri biznesi.

Surprizë apo jo në këtë inagurim ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Rama, i cili ka lënë në mes pushimet me familjen në Dhërmi, për të qenë pranë Kokës në këtë ditë të rëndësishme.

Por nuk mbaron me kaq! Ish-ministri Ylli Manjani ngre pikëpyetje se çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien mes Ramës dhe Kokës në këto dy vite, sa kohë që kryeministri dikur e ofentonte deputetin në Parlament.

“… Nuk komentoj burrat me kostum që hanë pilaf..”, do të shprehej Rama për Kokën, po mesa duket çarja e ‘’Terit” me LSI-në ka bërë që burri me kostum që hante pilaf të kthehej në një personazh mjaft të dashur për numrin 1 të qeverisë.

Kujtojmë se Koka u shpreh kundër një aleance mes LSI-së dhe PD-së, si dhe drejtimit të LSI-së nga Monika Kryemadhi, duke u pozicionuar dukshëm në anën e qeverisë Rama.

Postimi i plotë i Manjanit:

Diku nga fillimi i vitit 2017, kur Teri artikuloi disa kritika për qeverinë (të parat e të fundit), Edi Rama tha:
“… Nuk komentoj burrat me kostum që hanë pilaf..”

Mbrëmë i qenka shfaqur Terit në lokal si Lugat i sapo ngritur nga varri.

Tani një pyetje kam: Teri nuk ha më pilaf, apo nuk vesh kostum?!

P.S. nuk është qëllimi të merrem me veshjen e Lugatit, se atë do ai…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here