I arrestuar si autor i vrasjes së trefishtë, Gjykata merr vendimin për Elidon Kotorrin 

0
144

Elidon Kotorri ka lënë qelinë e burgut të Peqinit pasi ka përfunduar dënimin me 25 vite heqje lirie, për vrasjen e trefishtë në Urën Vasil Shanto.

Në këtë ngjarje u ekzekutuan Andi Hasani, Sokol Alushi dhe Gazmend Zeneli si dhe u plagos Grigor Stefani. Motiv i këtij krimi sipas prokurorisë ishte hakmarrja pasi Andi Hasani dyshohej se ne vitin 1998 kishte vrarë mikun e Kotorrit, Elton Zajmin.

Kjo dosje ka kaluar disa herë nëpër gjykatat shqiptare dhe në vitin 2007 Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm. Por dosja u dërgua nga i pandehuri në gjykatën Strasburgut, e cila gjeti shkelje të rënda në procesin e zhvilluar në Shqipëri.

Pas vendimit të Strasburgut për të rigjykimin e çështjes Kotorri i drejtohet edhe njëherë Gjykatës së Tiranës e cila pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi përfundimisht me 25 vite burg.

Eldion Kotorri ka kryer rreth 20 vite heqje lirie dhe gjate kësaj kohet ai ka përfituar ulje dënimi për shkak të amnistive dhe sjelljes së mirë gjatë dënimit.

Lirimi i tij vjen disa ditë pasi la qelinë edhe Lulzim Caka edhe ky personazh i njohur  viteve 2000, për të cilin ministrja Gjonaj kërkoi rikthimin në burg pasi është liruar para afatit në shkelje të procedurave. /Tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here