‘Krisje totale’/ Mposhtet Juventus, Lukaku drejt Interit!

0
114

Mançester Junajtid ka pranuar ofertën e fundit të Interit për Romelu Lukakun. Pas krisjes me sulmuesin dhe gjobitjen që i bënë “Red Devils”, zikaltërit kanë sulmuar sot dhe kanë çuar ofertën prej 70 milionë eurosh, që do paguhen në dy këste, plus bonuset. Kështu anglezët janë bindur.

Por Interi arrin dhe një fitore morali, pasi mposht Juventusin në luftën për lojtarin, ndonëse bardhezinjtë nuk ofruan kurrë para, por një shkëmbim me Dybalën. Antonio Konte do të ketë më në fund sulmuesin e shumëdëshiruar, ndërsa tanimë Marota ka një detyrë tjetër, atë të shitjes së Mauro Ikardit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here