Arrestohet 27-vjeçari, tentoi të trafikonte drogë në Mal të Zi

0
122

Një 27-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte kanabis drejt Malit të Zi u arrestua nga policia kufitare në Muriqan.

“Nga kontrolli i  imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare  gjetën  të fshehur dhe sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vendngjarje ka mbëritur grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Shkodër të cilët në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:  D.K., 27 vjeç,  banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër  për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here