Lulzim Basha në facebook: Jo vetëm sondazhet na tregojnë bindshëm fitues

0
87

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një fotogaleri nga takimi i tij në Fushë-Arrës. Basha shkruan se nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD fituese të zgjedhjeve të ardhshme kurdo qe ato te mbahen, por është vetë përmasa qe mori 30 qershori.

Postimi i plotë

Shqiptarët u bënë bashkë për ndryshim! Opozita fituese e zgjedhjeve të lira kurdo që të behen.

Përmes 6 muajsh protestash kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD fituese të zgjedhjeve të ardhshme kurdo qe ato te mbahen, por është vetë përmasa qe mori 30 qershori.

Janë 85% e shqiptarëve të cilët ushtuan thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kështu aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria që nga viti 1992.

Por prej nesh shqiptarët kërkojnë më shumë se denoncime, më shumë se përballje, kërkojnë më shumë siguri për të nesërmen dhe rrugën e ndryshimit të vërtetë ku gjithkush do të jetë më mirë. Shumicën 85 përqind “Rama ik”, do ta shndërrojmë në shumicën e re qeverisëse që do ti prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here