“I dënuar në Itali/ PD, Prokurorisë: Të verifikohet Valdrin Pjetri

0
141

I sapozgjedhuri në krye të Bashkisë së Shkodrës në votimet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri, mund të jetë i dënuar në Itali dhe si pasojë bëhet subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Ka qenë Partia Demokratike që e ka bërë denoncimin dhe i është drejtuar me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së Pjetrit.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se Valdrin Pjetri ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik. Ai në vitin 2001-2002 ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence) dhe më pas ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD-së.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here