Është parandaluar sot një tragjedi e cila mund të ndodhte shumë pranë. Një konflikt familjar për motive pronësie mund të kishte degjeneruar në viktima.
Familjarë të dy familjeve kanë telefonuar policinë duke deklaruar se mund t’i vrisnin. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.