FOTO-VIDEO/ Drogë nga Holanda në Romë, zbulohen emrat e të arrestuarve

0
128

Pas operacionit të koduar “Shqiponja e Zezë”,  9 persona janë arrestuar nën akuzën e trafikimit të kokainës nga Holanda në Romë.

Siç shihet në fotot dhe videon e mëposhtme, para arrestimit trafikuesit e kokainës janë takuar në një pikë dhe kanë shkëmbyer lëndën.

Të arrestuarit

Nëntë personat e arrestuar janë: Lulzim Daiu, Agim Karameta, Elena Daniela Rosu, Alessandro Romagnoli, Bujar Gipsi, Artan Monari, Deborah Belli, ndërsa dy shtetas të tjerë shqiptarë, nuk i është dhënë masë kufizuese për momentin, pasi dyshohet se nuk kanë qenë të pranishëm në territorin kombëtar italian.

Kreu i organizatës në Itali, Lulzim Daiu i kishte pajisur bashkëpunëtorët me telefona të markës Black Berry, me të cilët ata komunikonin përmes mesazheve me nofka.

Organizata kishte një flotë mjetesh mjaft efikase. Makinat u modifikuan sipas sasisë së kokainës, që do të transportohej. Modifikimi u bë nga një punëtor në Madrid, Spanjë dhe u pagua nga 10 deri në 20 mijë euro edhe në disa raste edhe me kokainë.

Kokaina e ndarë në blloqe ishte paketuar me një mbulesë kafeje, më pas ishte izoluar me një shirit, me qëllim për ta bërë të pa gjindshëm nga qentë antidrogë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here