Teatri/ Liçaj: Të mbrojmë teatrin nën ngjyrat kuqezi

0
117

Aktori Neritan Liçaj iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe atyre që e duan vendin që të bashkohen për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në qëndresën e sotme të artistëve dhe qytetarëve tek Teatri, ai tha se kushdo mund t’i bashkohet por nën ngjyrat kuqezi. Sipas tij, ka ardhur koha që shqiptarët të zgjohen dhe ta bëjnë vetë shtëpinë e tyre.

“Çdo ngjyrë që iu bashkohet këtyre ngjyrave kuq e zi është e mirëpritur por ama gjithmonë nën ngjyrat kuqezi.
Ka ardhur momenti të mos bëhemi patriotë vetëm kur luan Kombëtarja por me mend e zemër për zhvillimin e vendit tonë. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që e duan këtë vend të bashkohet me ne. Ka ardhur koha të flasë qytetari, e drejta dhe e mira. Dhe e mira në ndonjë mënyrë a tjetër ka fituar gjithmonë mbi të keqen. Shqipëria ia ka dalë shumë tallazeve ndër shekuj dhe do ia dalë edhe këtij tallazi. Shqiptarët të zgjohen dhe të mendojnë e ta bëjnë vetë këtë shtëpi. Të mblidhemi e ta bëjmë këtë shtëpinë tonë të madhe që e quajnë Shqipëri”, deklaroi Liçaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here