Regjisori Budina i ashpër me Sorecan: Situata nuk është e polarizur, arsyet pse s’jam dakord me ju!

0
263

Regjisori Robert Budina, njëherësh anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, i është drejtuar ambasadorit Soreca, duke i thënë se qeveria duhet të respektojë artistët dhe të mos i sulmojë brenda teatrit.

Ndër të tjera, regjisori I ka renditur arsyet pse nuk e sheh të politizuar debatin për Teatrin Kombëtar, ai i kërkuar një takim, pasi sipas tij, situata është shumë kritike.

Deklarata e Budinës:

 

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar. E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.

E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.

E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuk rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.

Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja. Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysmë ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here