‘Një mashtrim ordiner dhe përpjekje e turpshme’/ Biberaj: Si po përpiqet Rama të falsifikojë historinë e pluralizmit

0
114

Aleksandër Biberaj, përmes një postimi në Facebook,  ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministri Edi Rama, dhënë në forumin e Concovos në Salzburg.

Sipas ish-deputetit, Rama po përpiqet të falsifikojë historinë e pluralizmit politik dhe lëvizjes studentore të 8 dhjetorit 1990, edhe pse kur filloi lëvizja dhe gjatë gjithë ditëve në vazhdim Edi Rama nuk ishte në Shqipëri, por ishte në Greqi.

“Perpjekje e turpshme e Edi Rames per te fallsifikuar historine e pluralimizt politik dhe levizjes studentore te 8 dhjetorit 1990! Gjatë qëndrimit të tij në Salzburg, Edi Rama duke folur per ndryshimet politike në Shqipëri në fillim të viteve ’90, do të deklaronte se: “E rrëzoi ai regjimin komunist nga Akademia e Arteve ku ishte pedagog, dhe se punoi nje vit per pergatitjen e revolucionit ne Institutin e Arteve nga ku shpertheu revolucioni, te cilen ai e kishte vendosur ta realizonte ne pervjetotin e 10-te te vrajses se Xhon Lenonit, me 8 dhjetor 1990”.

Nje mashtrim ordiner, nje turp i vertete dhe nje perpjekje delirante per te fallsifikuar historine, kur deshmitaret dhe pjesemarresit e 8 Dhjetorit jane akoma gjalle. E verteta eshte se me 8 dhjetor ne darke kur filloi Levizja, dhe gjate gjithe diteve te Levizjes se Dhjetorit, Edi Rama nuk ishte ne Shqiperi por ishte ne Greqi. Nderkohe qe te rinjet apo studentet qe perpiqeshin te iknin jashte ferrit komunist vriteshin ne kufi pa paralajmerim, Edi Rama bridhte jashte Shqiperise me miratim dhe vize te regjimit komunist dhe sigurimit te shtetit. Gjykimin le ta beje gjithesicili nga ju te dashur miq! I’u uroj nje dite dhe jave te mbare”, shkruan Biberaj në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here