Erërat e forta të pasdites së të dielës ia lanë vendin reshjeve të shiut, por sa do të zgjasë kjo situatë? Përgjigjen e japin meteorologët.
Sipas Meteoalb, edhe gjatë ditës së sotme (e hënë) situata me motin duket se do të vijojë e njëjtë, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, si dhe erë e fortë, ndërsa temperaturat do të shënojnë zbritje.
Referuar të njëjtit parashikim, gjatë kësaj jave pritet një rënie e temperaturave deri në 7°C.
Ndërkohë moti i keq me erë të fortë që ka shoqëruar vendin tonë gjatë gjithë ditës së djeshme, ka sjellë si pasojë humnbujne e jetëve për dy pushues në plazhe.
Sot priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 28 °C
në vendet e ulëta: 20 / 30 °C
në vendet malore: 14 / 23 °C.
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit. Apeli për plazhistët është që të mos futen në det.