Akademiku Artan Fuga: Teatri është një vlerë Evropiane dhe e mirëfilltë demokratike

0
128

 

Akademiku Artan Fuga i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi përpjekjen e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha se teatri është një vlerë Evropiane dhe një vlerë e mirëfilltë demokratike.

Fuga: Teatri është një vlerë Evropiane, është një vlerë e mirëfilltë demokratike, është dialogu dhe dialogu është shprehje e mirëfilltë e demokracisë. Nuk është kot Teatri Grek në kohën e qytetit grek, qytetërimit evropian. Kur ne tregojmë që ka një histori teatri në Shqipëri, që kjo Shqipëri e ka dhënë atë godinë me ato mjete që ka pasur atje, por unë jam mahnitur me klasin dhe luksin që ajo ka pasur për atë periudhë. Kjo do mbrojtur. Kjo është vlera evropiane.

Akademiku Artan Fuga më tej tha se një qytetar kur nuk sheh të ruajtur trashëgiminë, ai largohet, braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe kthehet në një kafshë urbane.

Fuga: Ky është problemi a do ruajmë vlerat evropiane, historike, sepse dihet që nga pikëpamja e sociologjisë urbane në çdo qytet të madh ka një ndeshje prej 2 forcash.

1.Forca qytetare që kërkon të ruajë memorien e qytetit, sepse nëse banori i qytetit në qytet nuk gjen të ruajtur trashëgiminë historike ai banor bëhet i huaj. Ikën dhe e braktis qytetin, tërë kultura e tij deprimohet dhe tërë kultura e tij barazohet me 0 dhe kthehet në një kafshë urbane. Kthehet në një individ që vegjeton.

Dhe ky është problemi i dytë.

2.Duam ne një shqiptar të formuar me këtë kulturë dhe traditë , apo një shqiptar që i hipën autobusit dhe udhëton në një zonë të betonizuar ku nuk njeh asgjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here