Rama rrëzohet prapë/I biri i Mihallaq Luarasit: Babai nuk donte prishjen e teatrit

0
169

Pasi kryeministri u përpoq të gjente strehë në fjalët e të ndjerit Mihallaq Luarasi për prishjen e teatrit ka reaguar i biri i tij,i cili ka theksuar se amaneti i të atit ishte Teatri Kombëtar. Eldon Luarasi ka shtuar se i ati nuk e ka dashur asnjëherë prishjen e teatrit edhe pse ishte pro idesë së ndërtimit të një teatri të ri.

Përgjigje KM Edi Rama

Mos i trazoni të vdekurit Z. Kryeministër! Nuk mund t’ju përgjigjen dhe nuk mund t’ju kundërshtojnë.

Në emër të tim eti, njeriut që i kushtoi jetën Teatrit, po ju bëj me dije se unë i biri, amanetin e tij mbi Teatrin Kombëtar, e njoh më mirë se kushdo tjetër.

Në një nga librat e tij im atë ka shkruar: “Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues që shtien për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e pamundur.”

Që prej një viti e gjysmë jam pjesë e Protestës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar fillimisht si qytetar dhe më pas si artist me bindjen se Demokracia e vërtetë mbart vlera të padiskutueshme.

Eldon Luarasi

Faktor.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here