Kroçera, trendi më i fundit i shqiptarëve për sezonin veror

0
173

Udhëtimet me kroçera janë trendi i kësaj vere për shqiptarët që po i kalojnë pushimet jashtë vendit. Besnik Vathja, anëtar i shoqatës së tur operatorëve foli për një trend konstant rritës të atyre që zgjedhin t’i bëjnë pushimet jashtë vendit.

Ndërsa destinacionet kryesore mbeten të pandryshueshme.

Vathi: Nuk është se ka ndonjë rritje të madhe. Ka një rritje normale nga viti në vit. Besoj mbeten të njëjtat destinacione që kanë qenë edhe vitin e kaluar Turqip, Greqi, Maltë.

Sa i përket anulimeve të rezervimeve të pushuesve të huaj për shkak të situatës politike, Vathi u shpreh se efektet e kësaj situate do të ndjehen në vitet e ardhshme.

Vathi: Kjo pasi vendimmarrjet për rezervime, për ta zgjedhur Shqipërinë si destinacion, bëhen në muajt maj, qershor, korrik për vitin e ardhshëm dhe rezervimet apo kontratat mbyllen pothuajse nga fundi i vitit.

Pra këtu nuk kishte vend thjeshtë për anulime, sesa nëse situata do të rëndohej më shumë do të dështonin kompanitë e huaja për të sjellë turistë.

Ndryshe nga trendi botëror ku kroçerat preferohen nga moshat  e treta, në Shqipëri janë moshat e mesme që kanë zgjedhur këtë mënyrë të pushuari.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here