Pakti për universitetin një ‘Lojë e pisët’, Boçi i kthehet MASR: Përgatitu për betejën studentore

0
122
Luciano Boci, duke hyre ne nje mbledhje te deputeteve te opozites ne qytetin e Durresit. Deputetet e opozites kane bojkotuar serish seancen parlamentare te radhes, duke u mbledhur ne Hotel Adriatik ne plazhin e Durresit. /r/n/r/nLuciano Boci, enters a meeting of opposition MPs in the city of Durres, boycotting the next session in Parliament.

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi,e ka  reaguar pas deklatatës së MASR e cila theksoi se pakti për universitetin po ecën në rrugë të mbarë.

Ish-deputeti Boçi shkruan në “Facebook” se ky institucion prej kohësh ka nxjerrë nga shinat arsimit e lartë dhe e cilësoi këtë pakt si tradhëtar

Sipas Boçit, Ministria e Arsimit pranoi në deklaratën e saj paturpësisht atë që u denoncua nga opozita për tarifat e pa përgjysmuara për Bachelor e të pa rishikuara për Master.

“TARIFAT MBESIN, përcakton Ministria, duke sfiduar kështu publikisht kërkesën themelore të studentëve dhe duke shkelur me krenari prej budallai, zotimin brenda paktit. TARIFAT MBESIN, sepse nuk ka rritje të buxhetit për arsimin, siç e kërkuan studentët dhe siç shkruante Pakti. TARIFAT MBESIN, sepse Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, sic e parashikin ligji, të shumës tavan për Universitetet. Përgjysmimi i vjetshëm pra, ishte thjesht LOJA momentale, për të fikur protestën studentore. Ministria mashtron, kur thotë se subvencionoi vjet 2.3 miliard lekë paketë financiare”, shkruan Boçi.

Reagimi i plotë

TARIFAT MBESIN…NË KURRIZ TË STUDENTËVE
Ministria e Arsimit, e cila e ka nxjerrë prej kohësh nga shinat Arsimin e lartë e jo vetëm atë (por dhe Akademinë, Arsimin parauniversitar, Kërkimin shkencor), në deklaratën e saj informuese, pranon paturpësisht atë që ne denoncuam për tarifat e pa përgjysmuara për Bachelor e të pa rishikuara për Master.
TARIFAT MBESIN, përcakton Ministria, duke sfiduar kështu publikisht kërkesën themelore të studentëve dhe duke shkelur me krenari prej budallai, zotimin brenda paktit.
TARIFAT MBESIN, sepse nuk ka rritje të buxhetit për arsimin, siç e kërkuan studentët dhe siç shkruante Pakti.
TARIFAT MBESIN, sepse Rama nuk vendosi për përgjysmim me VKM, sic e parashikin ligji, të shumës tavan për Universitetet.
Përgjysmimi i vjetshëm pra, ishte thjesht LOJA momentale, për të fikur protestën studentore.
Ministria mashtron, kur thotë se subvencionoi vjet 2.3 miliard lekë paketë financiare.
Lekët e vjetshme iu morën me dhunë universiteteve, duke i lënë pa investime, funksione e shërbime, sepse buxheti për arsimin e Lartë as u rishikua e as ndryshoi.
Ekselentët dhe familjet në nevojë janë mbështetur sistematikisht që para 2013 dhe këtu nuk ka asnjë risi nga Ministria.
Këto TARIFA TË MBETURA, do nxjerrin në mes të katër rrugëve mijëra maturantë në pamundësi ekonomike dhe do detyrojnë të marrin rrugët e Europës e rajonit mijëra të tjerë.
Vetëm një fakt tronditës mjafton:
Vjet aplikuan për të ikur jashtë Shqipërisë gati 9 mijë maturantë.
Sivjet numri i tyre ka kapur shifrën 11 mijë. Pra 2 mijë më shumë. Kjo sepse një Bachelor+Master kushton më shumë në Shqipëri se Gjermani.
Gjendja e ambienteve universitare e konvikteve në tërësi, pavarësisht ndihmës gjermane, mbetet skandaloze dhe Universitetet nuk kanë mundësi financiare ndërhyrëse.
Ndërkohë, gama e përfitimeve për studentët që mbajnë kartën e studentit është krejt qesharake e tallëse.
Asnjë përfitim për qeranë, shpenzime për libra e mjete mësimore, apo për ushqim.
Në vend të tyre, me ironi studentit i shkruhet si favor: Hyn falas në bibliotekën e lagjes!!!!!
Bordet vazhdojnë të dominohen nga Ministria dhe studentët nuk kanë rol vendimmarrës.
Ndërsa loja e pisët me pedagogët, për t’i vënë kundër studentëve e anasjelltas, u demaskua me emërimet e atyre që akuzohen për plagjiaturë, në postet drejtuese të PS dhe pushtetit lokal.
Ministria e Arsimit do bënte mirë që sot të heshte dhe të përgatitet për përballjen e rradhës me protestën studentore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here