A do tentohet të sheshohet krizë politike përpara se Shqipëria të marrë presidencën e radhës 2020. Nëse jo a do të ndikojë kjo krizë?
Sekretari i Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger thotë se OSBE është gati prë të ofruar mbështetje për zgjidhjen e krizës por zgjidhja duhet vijë përmes dialogut gjithëpërfshirës dhe të brendshëm.
Zoti Greminger ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dhe në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u mbajt një konferencë e përbashkët me ministrin në detyrë Gent Cakaj.
“OSBE është gati për të ofruar mbështetje por qartësisht asnjë zgjidhje nuk mund të jetë e qëndrueshme nëse nuk përfshihen të gjithë aktorët politikë”