Përfaqësuesi i ambasadës Kosovare në Shqipëri:Të hiqet skanimi për bizneset Kosovare

0
131

Përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini kërkon nga autoritetet shqiptare që ta heqin procedurën e skanimit të mallrave të Kosovës që kalojnë në zyrën doganore në Durrës.

Ukshini shprehet se fatura e skanimit të mallrave në Shqipëri i faturohet biznesit dhe kjo rrit koston për kompanitë e Kosovës.

“Unë mendoj se nuk ekziston rreziku i aplikimit të ndonjë takse për Shqipërinë, por mallrat e Kosovës që kalojnë në zyrën doganore në Durrës i nënshtrohen një lloj skanimi që dallon nga legjislacioni jonë. Në Kosovë nuk skanohen të gjitha mallrat, por vetëm ato mallra që konsiderohen të dyshimta nga ekspertët e inteligjencës dhe të policisë. Në momentet që konstatohet se çdo gjë është në rregull, pagesën e asaj fature e merr shteti. Ndërkaq në Shqipëri për këtë faturë ngarkohet biznesi. Ju mund të bëni me kompanitë tuaja çfarë të doni, por me kompanitë tona është e padrejtë që të ngarkohen për të paguar faturën e këtij skaneri”, shprehet diplomati nga Kosova.

Diplomati nga Kosova këshillon Shqipërinë që ta shfrytëzojë mundësinë dhe tregun e Kosovës duke krijuar lehtësira sepse Kosova është një treg me leverdi, por gjithashtu nënvizon se ekzistojnë disa burokraci që dalin në pah gjatë takimeve me bizneset.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here