Banda shqiptare e grabitësve drejt gjykimit…

0
148

Mediat greke kanë publikuar fotografitë dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar për grabitje, kryesisht në zonën e Atikës. Shqiptarët kryenin grabitje të apartamenteve dhe vilave në kryeqytetin grek.

Grupi përbëhet nga disa anëtarë, ndërsa mbi ta bien një sërë akuzash duke filluar që nga vrasja në tentativë, organizatë kriminale, grabitja e kryer në bashkëpunim, vjedhja, përvetësimi i pasurisë së paligjshme, mbajtja e armëve të zjarrit dhe ato të ftohta, si dhe shkelje e ligjit për emigracionin.

Në këtë histori janë përfshirë edhe figura të njohura në Greqi si këngëtarja Nikos Vertis, menaxheri i arteve Tony Mavridis, pronari i klubit të natës Steve Kaketsis dhe biznesmenia Teta Kamboureli. Shtëpitë e tyre kanë rënë pre e vjedhjes nga banda.

Grupi akuzohet për nëntë vjedhje të armatosura, për vjedhje të 18 makinave, dhe për 3 tentativa vrasjeje. Ata janë përgjegjës edhe për sulm me armë ndaj policisë. Hetuesit po kryejnë hetime, pasi ka dyshime se shqiptarët e arrestuar janë përfshirë në shumë vepra të rënda. Banda u shkatërrua që më 2017, ndërsa tashmë pritet hetimi i tyre për çdo vepër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here