Avokatura e Shtetit nxjerr blof Ramën: Humbën gjyqin me Beketin, duam para për ta apeluar

0
136

Avokatura e Shtetit shqiptar ka pranuar se Shqipëria ka humbur gjyqin me biznesmenin italian Françesko Beketi.

Tani vendi ynë është i detyruar t’i paguajë 110 milionë euro plus interesat.

Sipas avokaturës, çështja do të apelohet dhe me këtë rast ka hapur një procedurë ku kërkon një zyrë avokatie që do të përfaqësojë Shqipërinë në gjykatën e Arbitrazhit (të njëjtë me atë ku është dhënë vendimi për çështjen Becchetti) dhe ku kërkohet anulimi i një vendimi.

“Në mbështetje të nenit 18, pika 2, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.381, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe të kritereve për përzgjedhjen, kontraktimin e pagesën e avokatëve ose zyrave të avokatisë vendase ose të huaja”, komisioni i ngritur për kryerjen e procedurës përzgjedhëse me Urdhrin nr. 180/1, datë 18.06.2019 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, ju njofton për fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj, dhe ju fton të paraqisni interesin tuaj së bashku me ofertën përkatëse për të marrë pjesë në këtë procedurë me detajet si më poshtë vijon: Objekti i kontratës përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID” thuhet në njoftimin e Avokaturës së Shtetit.

Kryeministri Edi Rama, deri tani nuk ka pranuar të komentojë çështjen “Beketi”, duke u shprehur se “në arbitrazh ka një klauzolë konfidencialiteti që deri në mbarim të procesit, palët nuk shprehen”, avokatura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here