Përpjekjet për të mbrojtur Teatrin vazhdojnë. Aktivistët duke bërë qëndresë të fortë nga brenda tij, si përpjekje për të mos lejuar shembjen e saj.
Fotot e mbërritura së fundmi tregojnë edhe prezencën e shtuar të forcave të policise, po ashtu edhe pamje nga brenda ndërtesës ku janë edhe aktivistët.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit kanë marrë edhe mbështetjen e opozitës, me kryetarin Lulzim Basha që ishte i pranishëm gjatë paradites në ambientet e godinës. Por kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kanë konsideruar protestën e sotme si të organizuar nga një minorancë që nuk mund të mbajë dot peng planin për teatër të ri.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi gjithashtu duke depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për godinën e teatrit.