FMN-ja me parashikim të zymtë për ekonominë botërore…

0
114

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike botërore këtë vit, dhe vitin tjetër, duke paralajmëruar se tarifat e mëtejshme të SHBA-së ose një dalje e parregullt e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, mund të ngadalësojnë më tej rritjen ekonomike, dobësojnë investimet dhe çrregullojnë rrjetin e furnizimit.

FMN-ja tha se tani pritet një rritje ekonomike globale prej 3.2% në 2019 dhe 3.5% në 2020, një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje për të dy vitet, që nga parashikimi i saj në muajin prill.

Rreziqet tjera të rëndësishme përfshinë një ngadalësim ekonomik të papritur në Kinë, mungesë rimëkëmbjes në eurozonë, një Brexit pa marrëveshje dhe një përshkallëzim të tensioneve gjeopolitike”, tha Gita Gopinath, zyrtare e lartë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkruan Rel.

Fondi u bëri thirrje vendeve të punojnë në nivel multilateral për të ulur tensionet tregtare dhe për të dhënë fund pasigurisë në lidhje me statusin e marrëveshjeve të tregtisë midis Britanisë dhe BE-së, si dhe Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here