Manjani: Vendi vazhdon të qeveriset qetësisht keq dhe shumë keq….

0
111

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se “Mediat e huaja analizojnë me detaje situatën kriminale dhe kaotike të shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë së sotme në vendin tonë. Mediat e vendit tonë analizojnë libra që tregojnë meselera me të shkuarën e shtetit e shoqërisë sonë. Ndërkohë që vendi vazhdon të qeveriset qetësisht keq dhe shumë keq”.

Në vijim postimi i plotë i Manjanit

Mediat e huaja analizojnë me detaje situatën kriminale dhe kaotike të shtetit, shoqërisë dhe ekonomisë së sotme në vendin tonë.

Mediat e vendit tonë analizojnë libra që tregojnë meselera me të shkuarën e shtetit e shoqërisë sonë.

Pasi mbaruan me librin e Bamir Topit, kanë filluar me të Isuf Kalos…

Ndërkohë vendi vazhdon të qeveriset qetësisht keq dhe shumë keq….???

Të shpresojmë për ndonjë serial tjetër përgjimesh. Mbase na zgjojnë nga gjumi, ose të paktën të mos shohim ca ditë tituj që promovojnë kësi literature pa bukë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here