Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot atë që ai e quan “ngjitjen e pandalshme të klanit mafioz Felaj”.
Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh që sipas tij është dërguar nga një prokuror i Vlorës, i cili bën të ditur se në këtë prokurori do vendoset motra e deputetes së PS-së, Ermonela Felaj.
Sipas ish-kryeministrit, bashkëshorti i motrës së deputetes që pritet të emërohet prokurore në Vlorë është i dënuar në Itali për trafik droge.
“Klani mafioz kriminal Felaj ne ngjitje te pandalshme!
Miq, pas emërimit prokuror te burrit te ndrikull Ermonela, te cilin për pazarin e një dosje qe hetonte e shoqja e morën peng për dite te tera ortaket e tij ne krim, qytetari dixhital thotë se motra e ndrikull Ermoneles, bashkëshorti i te cilës ka bere burg ne Itali per trafik droge po emërohet nga kunat KLP prokuror ne Vlore! Rrofte ndrikull Ermonela dhe kunat KLP!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirembrema doktor, ju uroj shendet. Jam nje prok ne prokurorine e Vlores. KLP po ben gati te vendose ne Prokurorine e Vlores motren e deputetes Ermonela Felaj, e cila quhet Eranda Felaj. Përveç se është motra e deputetes, ka dhe nje problem tjeter, sepse kjo prokuroria e ka patur bashkeshortin te denuar ne Itali per droge”, shkruan Berisha.