Portieri Mattia Perin u transferua te Benfica për shumën e 15 milionë eurove, por marrëveshja mes portugezëve dhe Juventusit mund të anulohet në orët e ardhshme.
Kjo pasi sipas asaj që raportojnë mediat iberike, portieri italian nuk i ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndonëse për momentin asnjë nga klubet nuk ka folur për situatën.
Portugezja “Record” ka raportuar mbrëmjen e sotme se klubi i Benficës ka programuar disa teste shtesë për ditën e nesërme dhe vetëm më pas do të japë një vendim përfundimtar.