Çfarë po ndodh!? Banorët bllokojnë punimet për “By pass”-in: Duam shpronësim

0
107

Banorë të Levanit, pronarë tokash të prekur nga ndërtimi i By-passit, kanë bllokuar në shenjë proteste paraditen e kësaj të enjteje punimet në këtë aks rrugor.

Banorët kërkojnë shpronësim për tokat e prekura nga ndërtimi i autostradës. Kryeplaku i fshatit Levan, Alket Çobo, shprehet se kërkesat e banorëve bien në vesh të shurdhër, e prej 10 vitesh kohë kur ka filluar ndërtimi i By-passit, janë në pritje të dëmshpërblimeve.

Problematike paraqitet situata edhe për sa i përket mungesës së mbikalimeve apo nënkalimeve, deri më tani të munguara. Një gjë e tillë bën që rreth 25 fermerë të mos kalojnë dot në tokat e tyre.

Pas mbërritjes së uniformave blu pranë vendit ku banorët kishin bllokuar punimet dhe negociatave me këta të fundit, makineritë rifilluan punën, ndërsa banorët theksuan se nëse nuk gjejnë zgjidhje, do të përshkallëzojnë protestën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here