Trauma të përsëritura të shtyllës kurrizore…simptomat dhe kurat

0
279

Spondiloartroza është një sëmundje degjenerative e shtyllës kurizore. Kjo patologji prek moshat e avancuara, por në ditët e sotme nuk po kursen as të rinjtë. Gjithsesi, statistikat tregojnë se gjysma e burrave më shumë se 50 vjeç dhe 90% e grave mbi 60 vjeç vuajnë nga spondiloartroza. Kategoria më e rrezikuar janë personat që kryejnë punë të rënda fizike, por edhe ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur. Spondiloartroza klasifikohet në çervikale dhe lumbare.

Shkaqet e spondiloartrozës:

• Trashëgimia gjenetike
• Mosha e avancuar
• Qëndrimi jokorrekt i trupit
• Trauma të përsëritura të shtyllës kurrizore
• Puna e rëndë dhe sforcimet
• Sëmundjet degjenerative që ndikojnë në shtyllën kurrizore
• Rritja fiziologjike e kolagjenit në krahasim me substancën xhelatinoze në disk
• Dehidratimi progresiv fibro-kërcor

Simptomat:

• Dhembje me intensitet të ndryshueshëm të shtyllës kurrizore
• Dhembje më të theksuara në mëngjes të shtyllës kurrizore
• Gjendje tensioni i përgjithshëm në shpinë

Në disa raste spondiloartroza nuk ka simptoma. Përveç përdorimit të medikamenteve apo ndërhyrjes kirurgjikale, këshillohet që personat që vuajnë nga kjo patologji herë pas here të pushojnë, të bëjnë not, “streçing”, fizioterapi si dhe të ndjekin një dietë korrekte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here