Plas sherri në emision, ndërhyn Gjebrea: Atë që më ke bërë ti nuk ma bënte as hasmi…

0
105

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të “E Diela Shqiptare” ishin dy vëllezër, në konflikt prej 10 vitesh për një apartament, të cilin asnjëri prej tyre nuk e gëzon.

Në një seancë të tensionuar që shumë herë shkoi në përplasje fizike mes dy vëllezërve para publikut, Fatmiri tha se në vitin 2009 kishte blerë një apartament me paratë e Petros, i cili prej më shumë se dy dekadash jeton dhe punon në Greqi. Apartamentin Fatmiri e kishte bërë në emër të vet gjatë marrëveshjes me firmën ndërtuese, por thotë se nuk e pretendon dhe se ai apartament do të bëhej në emrin e Petros në momentin që do të legalizohej. Problemi është se ata janë mashtruar nga firma ndërtuese dhe sot në atë apartament banon një person me emrin Ilir, i cili edhe ai nga ana e tij i ka hapur gjyq firmës ndërtuese me argumentimin se nuk ka blerë atë hyrje, por një tjetër në të njëjtin pallat.

Ardit Gjebrea: Sot kemi dy vëllezër, kemi Petron dhe Fatmirin. Janë dy vëllezër që kanë një konflikt goxha të nxehtë sepse i dëgjova gjatë publicitetit dhe do të dëshiroja të ishin pak të qetë. Sa herë që një vëlla i thotë vëllait më bëj këtë favor, p.sh. më blej këtë apartament, unë nuk e kuptoj pse vëllai për të ndihmuar vëllain e blen apartamentin dhe i bën dokumentet, por jo në emër të tij, por në emër të vet, pse?

Fatmiri: Nuk kam dashur të vija, biles vetëm nga ju (Zonja Eni) e përtypa këtë që erdha këtu.

Zonja Eni: Faleminderit shumë, por të ka thirrur vëllai nuk të ka thirrur Eni.

Petro: Arsyeja pse kam ardhur sot këtu është ai vëllai im që nuk mund t’i thuash vëlla. Sepse këtu e 10 vite përpara, në vitin 2009 kemi blerë një apartament në qytetin e Fierit.

Fatmiri: Po nuk të vjen rëndë o palaço? Nuk të vjen rëndë?

Petro: Zonja Eni…

Fatmiri: Nuk të vjen rëndë që thua nuk mund t’i thuash vëlla? Je prej një nëne ore.

Petro: Jemi prej një nëne, por atë që më ke bërë ti nuk ma bënte as hasmi, more vesh?

Fatmiri: Ça të kam bërë more, ça të kam bërë?

Petro: Ulu aty zotëri. Ulu se do t’i sqarojmë.

Fatmiri: Çfarë do të sqarojmë? Ta dija se ke ardhur ti këtu…

Petro: Fatmiri, në vitin 2009, kur unë kam qenë në Greqi. Zotëria më merr në telefon dhe më thotë në Fier, sipas miqve dhe shokëve, po ndërtohet një pallat në lagjen 8 Shkurti dhe është një pallat shumë i mirë, me metra katror shumë të mira dhe në një vend shumë të qetë dhe të mirë. Më merr me mijëra herë dhe më thotë, ke mundësi ekonomike të marrësh një apartament në Fier. I them ta mendoj. Këmbëngulte të merrja unë një apartament derisa i thashë po.

Fatmiri: Ku do dalësh, të kam ngrënë lekët unë ty? Çfarë të kam bërë? O palaço?

Petro: Çfarë më ke bërë ti? Më ke bërë një dëm shuam të madh zotëri, si ekonomik ashtu edhe psikologjik.

Fatmiri: Ore unë të respektova ty?

Petro: Jo nuk më respektove, nëse do të kisha unë sot çelësat në xhep, atëherë do ta dija për faleminderit. Ke 10 vite që merresh në gjykata. Nga 2009 dhe jemi në vitin 2019.

Fatmiri: Po jam vëllai i madh ore, nuk të vjen rëndë ty?

Petro: Le të jesh ça të duash. Këtë që ma ke bërë vëllai i madh mua nuk ma ka bërë as hasmi, as perëndia.

Fatmiri: Po tani hasëm je me mua ti se të më sjellësh këtu mua ti në mes të tyre, dhe që të bilbilosësh si bilbil…

Petro: Jo si bilbil këndon ti se unë kam ardhur për hallin tim. Kam ardhur për të drejtën time. (Fatmiri i afrohet Petros) Zotëri…më ke marrë edhe lekët edhe do edhe të më godasësh këtu ë? Zonja Eni e shikoni?

Fatmiri: Ça të shikojë ore palaço?

Petro: Turp të të vijë ty, që ka kaq vite dhe…

Fatmiri: Po s’të kam ngrënë lekët unë ty ore…Zonja Eni e di si ka qenë historia? Lekët ia kam marrë, por ia kam marrë me mirëkuptim, edhe që të mos linte ditën e punës. Unë i thashë pronarit që vëllai nuk i ka lekët të gjitha, nuk ka problem më tha pronari i firmës, Eqerem Mehmetaj, ke vëllain këtu tha ai. Pasi diskutova me këta, i pyeta, po emri prish punë? Nuk ka problem më thanë, se emri kur të kalohet në hipotekë do të kalohet në emër të atij. Po sekreti është se ajo nuk kaloi në hipotekë, prandaj bilbilon ai, po unë nuk i kam ngrënë as lekët e asgjë. /tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here