“Propagandë në vitet e diktaturës”, Bardh Spahia tregon arrestimin politik të tij dhe të babait

0
119

Ish deputeti demokrat, Bardh Spahia, nga studio e emisionit ‘Kjo Javë’, në intervistën e parë pas lirimit, solli në vëmendje edhe situatën me babain e tij, doktori Ali Spahia, i dënuar për agjitacion e propagandë në vitet e diktaturës.

Spahia tha se ndalimi i tij, të cilën e konsideron gjithashtu politik, nuk është thjesht çështje ironi e fatit.

“ Unë nuk besoj se është thjesht çështje ironi e fatit, unë besoj se është çështje principesh, është çështje e mënyrës të të menduarit, e mënyrës të të mësuarit të përjetimit të gjërave apo reagimit të situatave të caktuara.

Mendoj se është ë natyrshme e çdo intelektuali shqiptar, çdo njeri që e konsideron veten njeri të ndershëm të këtij vendi të tregojë përgjegjshmërinë e vet, përmes vendimeve konkrete për t’i dalë zot këtij vendi, për t’i dalë zot të drejtave të qytetarëve të këtij vendi, dhe mendoj se si në atë kohë edhe sot po e njëjta sakrificë kërkohet, po e njëjta frymë ndikon edhe në veprimet tona.

Unë besoj se nuk është rastësore, është edhe pjesë e rritjes e instruktimit e mësimit për vite të tëra që në vogëli, e ambientit ku rritesh në një farë mënyre, unë ndihem krenar për këtë pjesë. Nuk e konsideroj rastësore, por të mënyrës se si jam rritur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here