“Plani i frikshëm”/ Çfarë fshihet pas vizitave të amerikanëve ditët e fundit në Shqipëri!?

0
104

Gazetari i njohur Basir Çollaku, ka publikuar një shkrim të Martin Gjonajt, i cili tregon planin e frikshëm që fshihet pas vizitës së amerikanëve ditët e fundit në Shqipëri.

Në shkrimin e tij Gjonaj thekson se vetëm pak ditë më parë është inauguruar kampi ku do të strehohen mbi 3 mijë muxhahedinë iranianë në vendin tonë.

Sipas tij në planin e zi që amerikanët dhe mazhoranca kanë, është që në Shqipëri të ndërtohet një qytet i tërë që të presë terroristët e Iranit dhe grupe të tjera terroriste në Shqipëri.

Ja postimi i plotë i Çollakut:

Ka shume amerikane kete jave ne Tirane

Rudolf Giuliani etj..

hallin tjeter kund e kane…ndaj sdel as rezultati me duket..!!!? Kishte perfaqesues te mazhorances dhe opozites..te dy palet bashke..

Shkruar nga Martin Gjonaj:

Çfarë? Nuk e patë në lajme?

Epo mos prisni ta japin mediat tona faktin që sot u inagurua në fshehtësi të madhe ASHRAF 3, qytet-kampi ku do jetojnë mbi 3000 muxhahedinë iranianë.

Qyteti më i ri në Shqipëri, ndodhet në Manëz, më pak se 30 km nga Tirana dhe shumë afër Durrësit.

Shqipëria bëhet kështu vendi kryesor në botë ku strehohen anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK).

Për shkak të aktivitetit të saj, MEK ka qenë njohur zyrtarisht si organizatë terroriste nga shumë qeveri perëndimore, përfshi atë të SHBA-ve.

Ashtu sikurse ne rastin e armeve kimike, SHBA-të, (tashme ne “armepushim” me MEK), pasi u refuzuan nga shume shtete te tjera, “ishin me fat” që udhëheqësit tanë të ndritur dolën vetë vullnetarë për ti strehuar.

Të gjithë shtetet tjera i kishin refuzuar muxhahedinët radikale islamike, pasi arrinin ti identifikonin qartë si një grup të rrezikshëm, të paparashikueshëm dhe të pakontrollueshëm. Pasi e njihnin shume mire aktivitetin e tyre terrorist, mbështetjen që muxhahedinet i kishin dhënë diktatorit Sadam Husein, idetë e tyre radikale, organizimin autokratik bazuar në kultin e individit, etj.

Madje shumë qeveri perëndimore e konsiderojnë akoma dhe sot MEK-un organizatë terroriste dhe muxhahedinët si tepër të rrezikshëm.

Ndërsa qeveria jonë, i sheh si paqësore. Madje i lejon të blejnë edhe toka, edhe pse ligji shqiptar nuk ua lejon, dhe të ndërtojnë një qytet të tërë në territor shqiptar. Dhe ky qytet nuk është provizor, por permanent!

Një qytet-kamp që do të shndërrohet në bazë për stërvitjen e anëtarëve terroriste të MEK, por edhe të organizatave të ndryshme terroriste.

Ta gëzojmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here