“Derrat” nuk janë të barabartë me këtë ligj, nëse Rama shpif në parlament, nuk mund të ankohesh”

0
113

Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua paketa anti-shpifje e miratuar nga qeveria. Erebara tha se përvec shkeljeve Kushtetuese, ky projektligj krijon edhe pabarazi mes individëve, pasi askush nuk mund të ankohet nëse kryeministri shpif në parlament, ndërkohë që ai mund të ankohet në çdo rast në Këshillin e Etikës, për të gjitha rastet që konsideron shpifje. Duke iu referuar “Fermës së Kafshëve” të Geroge Orwell, Erebara tha se me këtë projektligj “derrat nuk janë të barabartë”.

Nëse unë shpif ndaj kryeministrit dhe këtë shpifjen time e publikon portali i Entonit, kryeministri ankohet për portalin e Entonit dhe i vendos atë pop-up (një pullë e ngjashme me reklamat, që vendoset në ballinën e portalit). Në rast se kryeministri shpif ndaj meje në Kuvendin e Shqipërisë dhe e publikon portali i Entonit, unë nuk kam të drejtë të ankohem sepse ligji thotë se raportimet në sesionet e hapura të Kuvendit, janë të vërteta. Pra, cdo gjë që thotë shteti është e vertetë dhe e pakontestueshme, pavarësisht se çfarë dëmi mund të të shkaktojë ty si qytetar. Për këtë arsye po them, që “derrat” nuk janë të barabartë me këtë ligj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here