Analisti: Merkel e shqetësuar për aventurën Thaçi-Vuçiç-Rama për kufijtë në Ballkan

0
7

I ftuar në News 24, analisti Andi Bushati komentoi përgjimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të kryer me dy komedianë rusë ku mes tjerash bisedohej për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, përgjimet treguan  se kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka qenë e shqetësuar për këtë aventurë të rrezikshme mes Thaçit-Vucicit dhe Ramës.

“Na treguan shumë gjëra të reja. Së pari vërtetuan atë shprehjen tonë “kur të vjen e keqja hapi derën”. Thelbi i saj na tregon një gjë: Merkel ka qenë e shqetësuar për aventurën Thaci-Vucic-Rama për aventurën e kufijve në Ballkan. Liderët kryesorë të rajonit janë të trembur me këtë aventurë, e cila mund të çonte në luftra të reja në Ballkan”, u shpreh Bushati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here