Kryemadhi në Tempora në ORA News: Protesta e Teatrit demaskoi grabitjen e Edi Ramës

0
122

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora refuzoi që moderatorja Sonila Meço t’i drejtohej me termin ‘bashkëshkëshort’ kur flet për presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Grupi organizator i protestës së Teatrit, që për hir të së vërtetës kanë qenë një motivim i jashtëzakonshëm për të gjithë ne, bënë demaskimin e parë të grabitjes që bën Edi Rama duke grabitur pronën publike dhe duke shkelur çdo lloj ligji dhe çdo lloj rutine ligjore. Dhe ajo që dua të them e që vjen pastaj në atë që është shumë e rëndësishme është që sot ne kërkojmë t’i kalojmë gjërat në individuale duke thënë që konflikti është individual, jo nuk është i tillë. Konflikti është ligji përballë anti-ligjit, sepse nëse kanë rreth 1 vit e gjysmë, nuk mendoj që asnjëri qoftë Kastriot Çipi, qoftë Robert Budina, qoftë Neritan Liçaj apo edhe zonjat që janë aty, që e kanë kohën e tepërt apo nuk kanë punë të tjerë për të bërë. Por ata nuk janë ndalur asnjë ditë në punën e tyre për të demaskuar këtë mega-vjedhje apo mega-grabitje. Por jo vetëm kaq, por tregon se si është kalbur i gjithë sistemi që nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, që nga Instituti i Ndërtimit e të gjitha me radhë, që në zyrat e Hipotekave se si është manipuluar me certifikatat e pronësisë. Kur bëhen këto manipulime për një institucion kaq të rëndësishëm, imagjinoni se ç’mund të ndodhë me certifikatat e pronësisë të qytetarëve të thjeshtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here