Nga Kamza e Vora në Durrës, Basha: Nesër të tregojmë se do ta bëjmë Shqipërinë si Evropa

0
105

Pas Kamzës dhe Vorës, kreu i PD Lulzim Basha ishte në Durrës, aty ku u takua me simpatizantë të forcës që drejton dhe qytetarë të shumtë. Ai u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së nesërme në Tiranë, betejë, që sipas tij, do të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.  Basha falenderoi qytetaret e Durresit qe refuzuan masivisht regjimin e Edi Rames me 30 Qershor.

Duke vene ne dukje rendesine e qendreses gjate ketyre muajve, lideri i opozites theksoi se beteja vijon deri ne largimin e Edi Rames. “Masivisht duhet t’i bashkohemi protestes se dites se neserme per te treguar se te gjithe bashke do ta bejme Shqiperine si gjithe Europa. E nesermja eshte bashkim i qytetareve europiane qe luftojne per vlerat dhe parimet europiane”, tha Basha ne takimin informal qe zhvilloi ne Durres mbremjen e se dieles. “30 qershori ishte dita qe shenoi fillimin e fundit real te Edi Rames”, u shpreh kryetari i Partise Demokratike.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here